Skuadrat Kombëtaret të futbollit nga data 20 nëntor të këtij viti do të përballen së parin në grupe për ta zënë njërën nga vendet që të çon drejtë finales së Kupës së Botës, që kësaj radhe do të zhvillohet në Katar.
32 kombëtare janë kualifikuar për këtë kompeticion që është më i rëndësishmi në futboll për përfaqësueset e shteteve, raporton DTV.
Ndeshjen e parë dhe e vetme në fillim të kampionatit e zhvillon skuadra nikoqire Katari, kundër kombëtares së Ekuadorit, me 20 nëntor nga ora 17:00.
Në ditën e dytë zhvillohen 3 ndeshje, e para luhet nga ora 14:00 ku do të përballen Anglia dhe Irani, ndërsa në ndeshjen e dytë prej orës 17:00, Senegali përballet me Holandën.
Ndeshja e tretë dhe e fundit për këtë ditë e luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Uellsit.
Dita e tretë e këtij kampionati ka në orar 4 ndeshje, Argjentina e Messit do të luaj nga ora 11:00 me Arabinë Saudite, më pas nga ora 14:00, Danimarka zhvillon ndeshjen përball Tunizisë.
Në ora 17:00 të kësaj dite Meksika përballet me Poloninë e Lewandovskit, e në orët 20:00 ndeshja e fundit luhet ndërmjet Francës dhe Australisë.
Këtu poshtë i keni 12 ndeshjet e para që do të luhen gjatë katër ditëve:
Grupet dhe renditja e kombëtareve: