Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar një reagim për ngjarjet në Poloni.
Ai i ka shprehur ngushëllime shtetit polak duke thënë se Kosova qëndron me botën demokratike në dënimin e krimeve të Rusisë.
Kurti ka bërë thirrje për një hetim të plotë të këtij sulmi.
“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës.