Sipas Ibrahimit, pozita e presidentit Kurtit do t’ia ofronte platformën që e ka në qejf, “pjesmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera”.
Zvogëloni barkun në një muaj me një truk të thjeshtë.
Analisti Ilir Ibrahimi vlerëson se kryeministrit Albin Kurti më shumë do t’i shkonte të ishte president sesa që është kryeministër.
Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam …
Ndërsa, thekson se në anën tjetër do të do të hapej mundësia “për formimin e një qeverie e cila do ta kishte përvojën, vullnetin dhe kuadrot e duhura për tu përballur me krizat që i kemi përpara”.
Postimi i tij i plotë:
Presidenti Kurti do të mund të ishte zgjidhja
Nëse analizohen me kujdes dhe me objektivitet zhvillimet e dy viteve të fundit, mund të arrijmë në një konkludim se zotit Kurti shumë më tepër do ti shkonte pozita e presidentit se sa ajo e kryeministrit.
Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimarrëse, do ti ofronte zotit Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njejtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do tu bëhej idoli President.
Në anën tjetër do të hapej mundësia për formimin e një qeverie e cila do ta kishte përvojën, vullnetin dhe kuadrot e duhura për tu përballur me krizat që i kemi përpara.
Ndoshta në shikim të parë kjo mund të duket si një shaka por Never Say Never. Kemi mjaft presedane të së kaluarës që e bën një lëvizje të tillë të mundshme.
Përveç kësaj,
Vizita e liderëve opozitarë në SHBA
Kriza me veriun.
Presioni për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë – janë zhvillime që mund të sjellin ndryshime të tilla.