Në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar nëntë deputetë të Listës Serbe, të cilët zëvendësojnë deputetët që dhanë dorëheqje javë më parë.
Në seancën e sotme plenare nëntë deputetët e nacionaliteti serb janë betuar, ndërsa puna e tyre fillon që në këtë seancë.
Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq, Ksenja Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq e Biljana Maksiq janë deputetët e rinj që vijnë nga Lista Serbe. Zvelko Velkoviq është i vetmi deputet i ri që vjen nga partia G1.
Deputetët e rinj të Listës Serbe lëshuan sallën pas betimit.
Duhet përkujtuar që të njëjtit do të zëvendësojnë deputetët serbë që dhanë dorëheqje ditë më parë , pas një varg zhvillimesh në veri të vendit.