“Vlerësojmë në tërësi se projektligji nuk është bazuar në rritje reale ekonomike, por në rritjen ekonomike bazuar në inflacion. Buxhetit të Kurtit i mungon ambicia zhvillimore , ndërlidhshmëria me premtimet elektorale, i mungon ndërlidhshmëria kërkesat qytetare , sikur ai për zbatimin e Ligjit të Pagave dhe vizioni se ku do të jetë Kosova në fund të vitit 2023”, ka thënë Lushtaku.
Nga PDK’ja ka folur deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se Qeveria nuk e meriton mbështetjen e kësaj partie për këtë projektligj, raporton Express.
Sipas tij, projektligji nuk është bazuar në rritje reale ekonomike, por në rritjen ekonomike bazuar në inflacion.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë pasur shumë kritika lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Kritika të shumta ka pasur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, qëndrimin e së cilës e paraqiti deputeti Besian Mustafa.
Ai tha se me mjetet që janë ndarë për ministri, s’mund të zgjidhet asnjë problem deri në fund.
“Kemi dëgjuar këtë qeveri duke thënë shpeshherë në media e Kuvend se ky qenka buxheti më i madh në histori, por dua t’ju rikujtoj që kjo e vërtetë për secilin vit. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë buxheti më i madh në histori, sepse jemi vend i vogël dhe në zhvillim e sipër. Kjo lavdata që kemi buxhetin më të madh në histori ka qëndruar nga viti 99. I bie që buxheti real është 2.6 miliardë dhe 3.2 miliardë, por përkundër kësaj shifre kur vie te ndarja e këtij buxheti të ministritë s’kemi zgjidhje të asnjë problem. Në asnjë ministri nuk zgjidhet asnjë problem i vetëm nga fillimi deri në fund, pra kemi një ndarje anemike”, tha Mustafa.
Sipas Mustafës, s’është ndarë asnjë cent për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike, edhe pse Kosova ndodhet në krizë energjetike.
“Te Ministria e Ekonimisë, asnjë cent për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike, e Kosova ndodhet në krizë eenergjetike. Tek Shëndetësia, përveç që s’kemi ministër, s’ka asnjë cent për reformimim e organizimin e këtij sektori vital. Fondi për Sigurime Shëndetësore ka buxhetin e njejtë sin ë vitin 2022, s’ka asnjë rëndësi të shtuar për vitin e ardhsëhëm. Ka shkurtime të rreth 300 vendeve të punës, dhe pjesa dërmuese në arsim. Nuk kemi vërejtur asnjë reform përmbajtësore. Te Infrastruktura, gati asnjë projekt I ri për vitin 2023, vetëm vazhdim i projekteve. Autostrada Besi-Merdare ka vetëm 300 mijë euro, çka do të bëni me 300 mijë euro, a di të tregoj dikush”, ka deklaruar Mustafa.