“Lista Serbe” përmes një komunikate për media ka reaguar për zëvendësimin e mandateve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi dhjetë deputetët e tyre kanë dhënë dorëheqje ditë më parë.
Tutje thonë se “ky vendim strategjik nuk ndalon në asnjë mënyrë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës”, si kundërpërgjigje për “shkeljen e marrëveshjes së Brukselit”.
Partia që drejton Goran Rakiq e që funksionon me direktiva të Beogradit kanë thënë se “veprimi strategjik ka parandaluar planin e Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë”.
Në reagimin e tyre kanë përmendur edhe politikanen serbe Rada Trajkoviq duke thënë se ajo bashkë me kryeministrin Kurti kanë “planifikuar” të votojnë “ndryshime kushtetuese që do të çonin në eliminimin e komunave serbe, heqjen e pronës nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe të drejtën për përfaqësim në institucione”.
Në fund potencojnë se qëllimi i tyre pas këtij vendimi për zëvendësim të mandateve është që të mos lejojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti bashkë me Rada Trajkoviq që “t’i qepin një kapelë popullit serb” dhe të vendosin për jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.