Nga Policia Rajonale e Mitrovicës Veriore kanë thënë për Gazetën Express se “ka pasur sulm fizik ndaj tyre”.
Në pjesën veriore të Mitrovicës pak më pak se një orë më parë ka ndodhur një incident në të cilin janë lënduar dy persona të nacionalitetit shqiptar, njëri prej të cilëve gazetar.
Siç raporton portal “Kossev”, njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore.
Express do t’ju mbajë të informuar rreth rastit.