Ajo gjithashtu i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili ditë më parë ka aluduar se Gjermania dhe Britania e Madhe janë dy prej shteteve që përkrahin “veprime e njënashme” të Kosovës.
Konrad ka thënë se s’ka asnjë bazë për dyshime të tilla që Berlini e përkrah vetëm njërën palë apo që nuk po e mbështet marrëveshjen e Brukselit.
Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “tanjug” ka thënë se për gjithçka që Kosova dhe Serbia janë marrë vesh në Bruksel duhet të implementohen.
Konrad tutje ka thënë se është e rëndësishme që në situatën aktuale, Prishtina dhe Beogradi të jenë të gatshme për një kompromis, për të mos pasur ndonjë eskalim në terren.
Në këtë intervistë diplomatja gjermane ka thënë se Berlini zyrtar respekton marrëveshjen e Brukselit dhe kërkon implementimin e saj, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në të njejtën kohë ajo ka thënë se marrëveshja e Brukselit ka edhe shumë pika të tjera dhe Kosova e Serbia duhet të punojnë në implementimin e tyre.