Siç bëhet e ditur në raport, viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeçare me një person.
“Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Një femër e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë, në QKUK.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.11.2022 rreth orës 14:00, në Ferizaj.