Formacionet zyrtare Kosovë – Ishujt Faroe, shumë ndryshime nga Giresse

Trajneri Alain Giresse ka vendosur të bëjë shumë ndryshime për dallim nga ndeshje e para disa ditëve me Armeninë.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Ishujve Faroe kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore.

Kosova e gatshme për miqësoren me Ishujt Faroe – Federata e Futbollit e  Kosovës

Dardanët janë nikoqir të Ishujve Faroe në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Giresse kësaj radhe i ka besuar fanellën e titullarit portierit Jozef Pukaj, Lindon Emërllahut, Ermal Krasniqit dhe Jetmir Topallit.

Nga minuta e parë luajnë edhe Kreshnik Hajrizi, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Arianit Ferati dhe Donat Rudhani.

Formacionet zyrtare

Kosova: Pukaj; L.Kastrati, Hajrizi, Haliti, Rrudhani; Ferati, Emërllahu, Bislimi; Topalli, Sadiku, Krasniqi;

Ishujt Faroe: Lamhauge; Rolantsson, Vatnhamar, Edmundsson, Davidsen; S.Vatnhamar, Joensen, Mneney, Olsen; Johannesen, Petersen;

Leave a Reply

Your email address will not be published.