“Kosova ka nevojë për liderë që nuk hyjnë në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-në”, ka shkruar Joseph për të dy takimet që ka pasur edhe me Krasniqin por edhe me Abdixhikun.
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku të ndarë po realizojnë agjendat e tyre. Të dy kanë zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, takime me senatorë.
Krasniqi dhe Abdixhiku gjatë qëndrimit në SHBA kanë takuar edhe analistin dhe profesorin e njohur të John Hopkins University, Edward P.Joseph.
Për takimet që ka pasur me të dy politikanët opozitarë kosovarë, Joseph ka vendosur përshkrmin e njejtë, duke thënë se është kënaqësi të takohesh me figura opozitare të përgjegjshme sikur Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.
Great to meet with a responsible opposition figure like @LumirAbdixhiku, Leader of LDK. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade's traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/QaJsJC8C3G
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022
Great to meet with a responsible opposition figure like @MemliKrasniqi, President of @PDKzyrtare. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade's traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/t7j4sHxVZS
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022
Joseph ka shkruar se Kosova ka nevojë për politikanë të cilët nuk bien në grackën e Beogradit dhe që ecin gjithmonë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo vizitë e dy politikanëve opozitarë kosovarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur përtej Atlantikut s’po munden të udhëtojnë ministrat e Qeverisë së Kosovës si rezultat i një sugjerimi të Amabasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreu i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka deklaruar se s’është koha që ministrat të udhëtojnë për në SHBA por që të qëndrojnë në Kosovë për të zgjidhur krizën e krijuar si rezultat i vendimit për targat.