Vërshimet në Vushtrri/ Flet kryetari Idrizi, tregon situatën e akseve rrugore

Reshjet e shiut që kanë nisur nga dita e shtunë kanë sjellë probleme në disa komuna të vendit, njëra ndër to është edhe ajo e Vushtrrisë.

Komuna e Vushtrrisë ka disa muaj që ka filluar të ndërmerr masa për shkak se e njejta ka qenë pjesë e dëmve të mëdha për shkak të reshjeve nga viti i kaluar.

E në lidhje me situatën në Vushtrri, ka kontakuar me kryetarin e Komunës, Ferit Idrizi.

Kryetari thotë që situata momentalisht është stabile dhe masat për të mbajtur në kontroll qytetin janë ndërmerr 4 muaj më parë.

“Përkundër reshjeve të mëdha, situata është e menaxhueshme, ndërsa të gjitha rrugët janë të kalueshme. Deri tani nuk ka përmbytje të shtëpive dhe nevoja për evakoim të familjeve, ndërsa në disa pjesë të territorit ka përmbytje të fushave dhe arave, çka është normale pas gjithë këtyre reshjeve. Komuna e Vushtrrisë ka bërë përgatitje të herëshme për emergjenca, pasi tash e 4 muaj përmes Drejtorisë së Emergjencave ka pastruar të gjitha përrockat dhe prrënjët, në qytet dhe fshatra, ndërsa Lumi Silnica ende është në shtratin e tij”, u shpreh Idrizi.

Kryetari cek pjesën e magjistralës në hyrje të Vushtrrisë, si dhe atë te Ura e Vërnicës,të cilat janë mbuluar me uji, por janë të kalueshme.

“Pjesa e magjistralës në hyrje të Vushtrrisë, si dhe ajo te Ura e Vërnicës, janë mbuluar me uji, por janë të kalueshme. Sot gjithë diten ishim në terren, të mbështetur edhe nga operatorat lokal, ku është intervenuar në disa pjesë në debllokim të kanaleve”, përfundoi kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.