Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka ardhur reagimi nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Postimi i plotë:
Koha për të menduar me kokë të ftohët, qetësisht dhe pa emocione, pa presion dhe përtej vijave partiake.
Serbia ka pasë për qëllim që të problematizoj targat dhe këtë objektiv e ka përcjellur sot.
Si rezultat i mos-shtyerjes parimore të afatit për targat për 10 muaj, Serbia ka arritur që nëpërmjet targave:
➡️ të sabotojë procesin Gjermano- Françez,
➡️ të vonojë procesin e ratifikimit të marrëveshjeve në procesin e Berlinit,
➡️ të mos mbetet target i presionit nga SHBA dhe BE për mosvënien e sanksioneve Rusisë
➡️dhe të përfitoj nga rasti duke kornizuar Kosovën si kokëfortë, kornizë kjo e përgaditur me muaj të tërë.
Rrjedhimisht, marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar!
Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale.