ATK: Kemi mbyllur biznese e konfiskuar prona, për mos pagesë të tatimit

“Vlen të theksohet së ATK për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore që nga fillimi i këtij viti e deri me datë 18 nëntor 2022 ka zhvilluar aktivitete tek 260 subjekte biznesore, të cilat kishin borxhe në vlerë 34,5 milion euro. Përderisa inkasim  me paradhënie është 12,7 milion euro, ndërsa sa i përket pjesës tjetër të obligimeve në pamundësi të pagesës së plotë janë hyrë në marrëveshje të pagesës së borxhit me këste”, thuhet në njoftimin e ATK-së.  Trajtimi i borxheve do të vazhdoj tek çdo tatimpagues, i cili nuk i përgjigjet thirrjeve të ATK-së për t’i kryer obligimet e krijuara tatimore.

Njoftimi nga ATK, kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në këto lokacione Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Dragash, në kuadër të këtij aksioni  janë mbylle biznese për mos pagesë të tatimit, janë konfiskuar prona të  paluajtshme  dhe luajtshme.

Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, me datë 18 nëntor 2022 ka realizuar, zyrtarë të Administrata Tatimore e Kosovës (ATK),  aktivitete nën asistencë të Policisë së Republikës së Kosovës  ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë  mbi 2 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.