KEDS për një javë gjeti edhe 185 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike

Prej tyre 185 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1,940 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.