Stoltenberg flet me Borrell: Jemi të zhgënjyer, NATO mbetet vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, në lidhje me situatën në mes Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg theksoi se janë të zhgënjyer që nuk është arritur të zgjidhet mosmarrëveshja e targave.

Po ashtu Stoltenberg tha se është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.

“Fola me Joseph Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk është arritur të zgjidhet mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO/KFOR, mbetet vigjilent”,deklaroi Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.