Pacientë të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Oftalmologjike kanë raportuar për Albanian Post se të njëjtit nuk janë duku pasur mundësi të marrin shërbimin për të cilin edhe janë paraqitur në këto klinika.
Të njëjtit kanë thënë se për rrjedhjen e ujit askush nuk është duke ndërmarr asgjë, ndërsa kjo po krijon vështirësi që pacientët edhe të kalojnë nëpër ambientet e vërshuara.
Jo për të parën herë Klinika e Kirurgjisë dhe ajo Oftalmologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë vërshuar nga uji, pas reshjeve të shumta nga shiu.
Albanian Post, ka dërguar pyetje edhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes nga ky institucion.
Me probleme të ngjashme në të kaluarën ishte ballafaquar edhe Klinika Onkologjike, ajo e Pulmologjisë si dhe laboratori i pediatrisë.
Në bazë të Ligjit për shëndetësi, SHSKUK-ja ka për detyrë që të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor duke synuar performancë, efiçiencë dhe efikasitet sa më të lartë të shërbimeve për pacientët në pajtim me Ligjin për shëndetësi, por në jo gjithmonë arrihet.
SHSKUK-ja është institucion unik shëndetësor dhe përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor(sekondar) dhe tretësor (terciar) të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë si njësi organizative në pajtim me Ligjin për shëndetësi.