Donika Gërvalla: Zoti t’marroftë Skender Hyseni

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reguar pas deklaratave të ish ministrit Skender Hyseni, pasi ky i fundit tha se Osmani ka qëndrime si të Millosheviqit.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se kjo është fytyra e vërtet e atyre që e vodhën dhe e mashtruan Kosovën.

“Ja fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën. Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur”, ka shkruar ajo.

“Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme”, ka thënë Gërvalla.
Njoftimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.