Dugolli: Takimi urgjent i thirrur nga BE nuk ishte për targa, por për planin franko-gjerman

Takimi urgjent ku u ftuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel nuk kishte të bënte me targat, thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Sipas tij, temë kryesore do të ishte plani franko-gjerman i propozuar nga Bashkimi Evropian me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është e vërtetë se çështja e targave u thirr takimi. Çështja kryesore që është thirr ai takim për të biseduar për planin e propozuar nga BE plani franko-gjerman dhe në kuadër të këtij plani janë parapri koha afati dhe tash çka ka ndodhë Kurti e tha se në njëfarë forme ka një tërheqje nga Borrell që e ka bërë atë propozim. Ai tha shumëçka por akuzoi Kosovën që fajtore për shkak se nuk u arrit një marrëveshje dhe cila dështoi dhe ai u arsyetu se kishte një propozim për targa, por nuk ka qenë thirrja për targa”, tha ai.

Dugolli theksoi se ky takim shpërfaqi konstatimin e Kurti se Serbia deshi që çështjen e targave ta ngritë dhe ta alarmojë BE-në.

“Takimi që u thirr në Bruksel nga Borrell dhe Lajçak shpërfaqi atë konstatimin e Kurtit se Serbia deshi që çështjen e targave ta ngritë aq larg dhe ta alarmon edhe BE edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe ta paraqesë si problemin kyç, nuk është kjo problemi kyç por Serbia nuk ishte e gatshme të zbatojë planin franko-gjerman”, tha ai.

Madje, deputeti vlerësoi se kjo ishte një kurth në të cilën “nuk ra Kurti pasi që është i zhdërvjellët dhe i zgjuar në negociata”.

“Ishte një kurth që iu përgatit atje por fatbardhësisht Kurti është i zhdërvjellët dhe i zgjuar në negociata dhe nuk ra pre e një kurhit të tillë sepse Kurti nuk kishte shku për të diskutuar për targa por për të biseduar, takimi ishte thirrur për dakordim të dinamikës për planin franko-gjerman dhe krahas saj aty ishin përafru qëndrimet edhe për një vendim për targat”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.