Hoti godet Qeverinë për “buxhetin më të madh në histori”, takimi i Kurtit me qytetarët është farse

Deputeti Hoti vlerëson se konsultimet do të duhej të mbaheshin me biznese, me kryetarët e komunave etj.

Po ashtu  pyet se si do të arsyetohet Kurti për 700 milionë euro që i mban në bankë dhe nuk ua rritë pagat policëve, mjekëve, arsimtarëve dhe shërbyesve civilë.

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se takimet e Kurtit dhe ministrit Murati me qytetarët për të prezentuar buxhetin e vitit 2023 janë farsë, sepse si të tilla do të duhej të mbaheshin para përgatitjes së buxhetit.

Reagimi i tij i plotë:

Takimet publike për buxhetin e vitit 2023, të cilat Qeveria paska filluar t’i mbajë nëpër qytete, janë farsë. Konsultimet për buxhet zakonisht mbahen para përgatitjes së buxhetit.

Konsultime për buxhet do të duhej të mbaheshin me biznese për mosrealizimin e investimeve kapitale. Konsultime do të duhej të mbaheshin me Kryetarët e Komunave për nevojat e tyre, të cilëve Qeveria po tenton tua marrë buxhetin nga të hyrat vetanake të viteve paraprake. Para përgatitjes së buxhetit do duhej të bisedohej me organizata buxhetore, të cilat për shkak të shkurtimeve buxhetore nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbimet për të cilat janë të mandatuar, siç është rasti i RTK-së apo i universiteteve publike.

Si do të arsyetohet Kryeministri para qytetarëve për afër 700 mil euro që i mban në bankë pa nevojë, e nuk i rrit pagat e policëve, të mjekëve, të arsimtarëve, të shërbyesve civil etj., të cilëve u janë zvogëluar pagat për 20% për shkak të inflacionit?!

Si do të arsyetohet Ministri i Financa për 276 mil euro apo 9% e buxhetit total për 2023, të cilën shumë e mban të pashpërndarë në projekte, që është sa dyfishi i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes?!

Si do të arsyetohen qeveritarët që sivjet nuk i realizuan projektet kapitale – as projektet në vazhdim e as të rejat që ishin projekte që vetë i planifikuan?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.