Kurti i lumtur që Republika nuk ka varësi nga gazi rus

“…Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus…”, u shpreh Kurti, duke shtuar se kriza kërkon bashkëpunim dhe solidaritet.

Ai tha se problemi i Kosovës është se ngrohet me linjit. Sipas tij, ndonëse qymyri është i lirë dhe ndotës.

Kryeministri Albin Kurti sot në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup duke folur për çështjet energjetike tha se Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus.

Ai në panelin e diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”, tha se kriza energjetike mund të përfundojë vetëm nëse kërkojmë zgjidhje jo vetëm për vete, por edhe për regjionin.

Kreu i Qeverisë së Kosovës më tej përmendi faktin se vendi ynë nuk është ftuar javën e kaluar në konferencën në Beograd ku është folur për energjinë e ripërtërishme, ndërsa po ashtu rikujtoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po ashtu nuk u lejua të hyjë në Beograd ndonëse ishte ftuar.

“Në anën tjetër, më 3 nëntor gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit”, tha ai, duke thënë se shpreson që parlamentet e vendeve respektive do t’i ratifikojnë këto marrëveshje.

“…Tani besoj që e dini pse jam dyshues për çdo iniciativë që nuk udhëhiqet dhe koordinohet nga Bashkimi Evropian”, tha ndër të tjera Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.