Pagarusha e Malishevës në Zi/ Vdes e reja që ishte aksidentuar para tre ditësh në Itali

Ishte ora 19:00 e të premtes, 18 nëntor kur e reja po kalonte përmes San Martinos, një rrugë pa ndriçim jo shumë larg qendrës tregtare Tiziano.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 24-vjeçare shqiptare nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat e italiane bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur Blerina Kryeziu, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e kujdesit intensiv në Ca’ Foncello pasi kishte tre ditë që po luftonte për jetën.

E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, pasi nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte marrë.

E reja ishte martuar prej disa muajsh.

Mediat italiane thonë se ajo po kthehej nga puna, në një klub të zonës.

Në atë moment rruga ishte e pushtuar nga mjegulla, e cila ka ndikuar tek shoferi i makinës që e goditi 24-vjeçaren dhe e hodhi rreth 10 metra larg.

Blerina Kryeziu ishte nga fshati Pagarushë e Malishevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.