/

Fadil Maloku: Na duhet një Rektor jo apolitik, po apartiak!

  1. Rektori i ri, nëse do me bë reforma të thella, pra, joimprovizuese nuk duhet me qendru në atë zyre (jo vetëm intelektuale) menagjeriale, vetëm si objekt statik që zakonisht “rrezaton” (sikurse paraardhësit!) veç poltronizëm (ndaj punëdhënësit), pastaj hiperkonformizëm (ndaj proceseve dhe zhvillimeve reformiste, në sferën e arsimit), dhe sidomos bajraktarizëm provincial (ndaj intelektualizmit të njëmendët), që i kemi testuar në këto dy dekada ndërtimi dhe kultivimi të demokracisë dhe shtetndërtimit.
  2. Rektorin e ri, unë e perceptoj jo si një butak e pakurrizor të cilit sa herë që i “kolliten” bossat e politikes, ai i frikësuar nga mënyra e “kollitjes” ikën dhe e merr dhenë në strumbullarin e “nënës” paeti!? Në fakt, duke respektuar “frymën” e munguar akademike të ca rektorëve të mëhershëm…, këtij rektorit të ri i kisha rekomanduar që tē mos bëhet fort rob i “obligimeve” (që kanë udhëzime e porosi nga grupet dhe klanet formale e informale!); ankimuese e improvizuese, atyre partiake e civile, etj. por, të shndërrohet në një subjekt aktiv që di të “prodhoj” si; ide e vizione(teknokratike në udhëheqje), transparencë (në harxhim të shpenzimeve) e kulturë inovative e kreative (të pajisura me metodologji të reja), veprime apartiake (por, assesi apolitike!), pavarësi të plotë (në vendimmarrje), ashtu edhe stoicizëm (ndaj çfarëdo ndërhyrjeje nga jashtë), e autokorrektim (fillimisht ndaj vetvetes, e më pastaj edhe institucioneve tjera) moral e etik.
  3. Sepse, vetëm duke qenë i “armatosur” me këto cilësime të lartcekura, Rektori i sapozgjedhur do mund t’u hyj reformave të thella, dhe ta shndërroj Kosovën në një vend ku në një të ardhme do të mund (pse jo?) edhe të eksportohet dija, koncepti zhvillimor dhe potenciali ynë edukativo arsimor…

Meqë, Rektori i ri vjen nga komuniteti i shkencave humane, Uroj që i njëjti të filloj sa më parë ta reformoj këtë institucion…që në kulturën dhe mentalitetin tonē gëzon jo vetëm prestigj e vlera e me “peshë të theksuar specifike”. Sepse, arsimimi është dhe mbetet ajo shtylla kryesore apo ai kapilaru fundamental që e “mirëmban” dhe e fuqizon shtetin dhe e fisnikëron kombin!

Leave a Reply

Your email address will not be published.