“Gjendje e rëndë”, Gashi, Hysenit: S’po muni me vjedh ma, prandaj po i krahasoni liderët tonë me Millosheviqin

Studiuesi, Shkëlzen Gashi, ka komentuar deklaratën e ish-kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni i cili deklaratat e presidentes Vjosa Osmani për zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep, Borrell, i krahasoi me ato të Sllobodan Millosheviqit.

Sipas Gashit, arsyeja pse ka deklarata të tilla është se “nuk po munden të vjedhin më”.

“S’po mujnë mo me vjedhë, e kjo gjendje për ta osht shumë e randë, qaq e randë saqë liderët aktualë politikë të Kosovës po i krahasojnë me Millosheviqin”, ka shkruar Gashi në Facebook, të mërkurën.

Hyseni që pos si kryenegocitator në të kaluarën ka mbajtur edhe pozicione si ministër i jashtëm dhe i brendshëm, ka thënë se Vjosa Osmani “është duke e përdorur retorikën që gjithë bota janë armiqë të Kosovë”.

“Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”, ka thënë Hyseni, të martën.

Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta, por më i ashpërti erdhi nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvallla, që dikur Hysenin e kishte bashkë-partiak në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Zoti t’marroft”, ka qenë mallkimi i Gërvallës drejtuar Hysenit për analogjinë e ngritur nga ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.