Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi të njëjtve iu ishin rritur në vitin 2017 nga Qeveria Haradinaj.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga Qeveria që menjëherë të anulojë vendimin e datës 23 nëntor 2022; puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbime esenciale; lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga KGJK nesër; KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në cdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë; në qoftë se Qeveria nuk e shfuqizon vendimin e 23 nëntorit, KGJK më 8 dhjetor 2022 do të marr vendim për masa tjera”, tha Zogaj.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, gjatë një konference për media ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të reduktohet puna e gjykatave.
Ai bëri të ditur se ky vendim hyn në fuqi prej sot.