/

Kurti: Çështja e targave u diskutua për gjashtë muaj në Bruksel, ishin tetë opsione e që Serbia i refuzoi të gjitha

“Shtrohet pyetja pse e kemi sjell këtë vendim më 28 qershor. Kjo ka ndodhur se 6 muaj është negociuar për targa në Bruksel dhe në fund kanë qenë 8 opsione, ku prej tyre një 3 kanë qenë më të përshtatshme për neve e 5 jo, por Serbia se ka pranuar asnjë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për gjashtë muaj në Bruksel është diskutuar për çështjen e targave, por se kjo temë nuk mund të jetë objekt i negocimit.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është treguar zemërgjerë sa i përket mënyrës dhe kohës së implementimit të vendimit për targat.

Kryeministri theksoi se ishin tetë propozime për targat të cilat Serbia i refuzoi të gjitha.

Ai shtoi se “ne luteshim që të mos vinte puna te ato pesë por te ato tri opsionet, por su bë asnjë se i refuzuan të gjitha”

“Ne nuk e morëm vendimin në prill ku i refuzuan të gjitha opsionet e as në maj, por e morën në fund të qershorit. Vendimi ynë vjen dy muaj pas dështimit të negociatave gjashtë mujore me fajin e Serbisë që i ka refuzuar tetë opsionet e propozuara për targat”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se gjobitja nuk është dëshirë por detyrë.

“Ne nuk kënaqemi teksa gjobisim, nuk është dëshirë gjobitja është detyrë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.