Pas marrëveshjes, kjo është kërkesa e Besnik Bislimit

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka dhënë detaje sa i përket marrëveshjes së fundit të arritur mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, të mërkurën në Bruksel.

Megjithatë ai tha se pas marrëveshjes së sotme, “ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Kështu u shpreh ai në rrjetin e tij social Twitter, ndonëse për ujdinë e targave nuk shpalosi informacione të reja.

Sidoqoftë, kryediplomati Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

“Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur”, shtoi diplomati spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.