U kafshua nga qeni endacak turistja nga Çekia, jep detaje Policia

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje.

Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, derisa shtoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk ka dashtë të vazhdojë mëtej me procedura ligjore.

Më herët u raportua se një turiste nga Çekia është kafshuar nga qentë endacakë në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar pre një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.