“BE-ja është duke e lehtësuar dialogun që të ndihmojë të dyja palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për normalizim të marrëdhënieve. Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht puna vazhdon”, ka thënë Stano.
Ai ka thënë se synimi është që të arrihet së më shpejt marrëveshja e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se marrëveshja e arritur mbrëmë (e mërkurë) në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, nuk është fundi i procesit të dialogut.
Ai ka shtuar se marrëveshja e mbrëmshme shpresojmë që do të largoj gjendjen e krizës në të cilën është situata aktualisht.
“Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, tha Stano në konferencë për media.
Ai shtoi se emisari Miroslav Lajçak po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshje.
“Përfaqësuesi i Lartë, do të ftoj dy liderët së shpejti në Bruksel për të vazhduar në marrëveshjen që është arritur dhe të diskutohet në pikëpamje më të madhe, e ajo është drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në propozimin e lehtësuesit të BE-së”, tha Stano.