Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mohuar pretendimet e kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq se Zyra për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Petkoviq ka deklaruar në Twitter se “Rada Trajkoviqit i vjen keq që targat KM kanë mbetur dhe ka theksuar se zyra e regjistrimit në Rashkë për targat KM vazhdon të funksiojë normalisht”.
Postimi i Rada Trajkoviqit: Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja me KM për automjetet e reja. Ndërsa targat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë.
