“Vali nuk ka qenë të shtëpia. Bastisja ka ndodhur për shkak të Tiktokut, Vali është përdorues i platformës ku janë paraqitë mjete financiare dhe për këtë ka ndodhë”, tha ai.
U raportua se shtëpia e Vali Corleones u bastis sot nga Krimet Ekonomike. Lajmin e ka konfirmuar Sherif Sherifi, avokati i Vali Corleones.
Ai tha se kjo kontrollë ka rezultuar e pastër dhe bastisja ka filluar në orën 09:45 dhe ka përfunduar pas orës 10:00.
Bastisja sipas avokatit Sherifi është bërë për shkak të TikTokut, pasi klienti i tij është përdorues i kësaj platforme.
Avokati tha se policia ka konfiskuar telefonin e Anitës -shoqes së Valit.
“Edhe telefonin e Anitës e kanë konfiskuar, shoqes së Valit. Vajza ja ka dhënë edhe pasvordin se s’ka pas diçka të veçantë”, tha ai.