“Kur e kishte ngusht Hashim Thaçi e qitke në media herë Hajrerdin Kuqin e herë Enver Hoxhajn me na ba mjegull para syve.
Ish-kandidati i Vetëvendosjes për deputet nga zgjedhjet e fundit, Liri Loshi e ka kritikuar kryeministrin Kurti. Me një shkrim në Facebook, publicisti i njohur ka thënë se është i zhgënjyer me Kurtin për jotransparencë.
Ai e ka thënë se është për çdo kritikë injorimi që kryeministri Kurti po iu bën mediave.
Albin Kurti po e qet herë Besnik Bislmin e herë Armend Mujën! Kurrë s’kam besuar se Albin Kurti ka aq frikë me dalë n’debat para gazetarëve! Thjesht, kam menduar se Kurti asht njeri i ditur, transparent dhe i guximshëm.
Për fat të keq, nëse bëjmë krahasime, çdo kryeministër tjetër ka qenë më transparent se Albin Kurti. Si njeri që jam marrë bukur gjatë dhe seriozisht me informimin, jam shumë i befasuar! Si shpjegohet fakti se qeveria transmeton live mbledhjet e veta, që nuk është diçka e domosdoshme, kurse nuk është e hapur për mediat, që është një gjë e domosdoshme?!
Përderisa Edi Rama pothuaj se nuk injoron asnjë ftesë të mediave (televizioneve) për debat, Albin Kurti nuk denjon të marrë pjesë as edhe në një debat të vetëm, edhe pse televizionet kryesore në vend janë proqeveritare, si për shembull, RTK-ja, TV Dukagjini, KTV etj? Një kryemnistër nuk bën t’i injorojë mediat e shtetit që drejton. Mosrespekti ndaj mediave është mosrespekt ndaj qytetarëve. Unë këtë mbyllje të Albin Kurtit për publikun, thjesht, nuk e kuptoj” shkruan Loshi në reagim.