Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 vota kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.
Për orë të tëra, në Kuvend pati debate të forta, ku opozita e konsideron si një nga aferat më të mëdha me një kompani ‘offshore’.
Pas një seance maratonë me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës që zgjatën rreth 14 orë, Parlamenti miratoi të enjten mbrëma projektin e ri për Portin e Durrësit.
Ndryshe, Rama tha se projekti do të jetë një nga investimet më të mëdha në vend dhe do të bëhet, edhe pa dëshirën e opozitës. /tch