“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, shkroi ajo në Facebook teksa u shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe nxënësve të së ndjerës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në Prishtinë, një grua po dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Haxhiu ka shkruar se “Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë“, derisa ka thënë se është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.