Mësohet se është arrestuar Serxhio Cani, 23 vjeç, polic i patrullës dhe Sajmir Muzikanti, 39 vjeç, polic bashkiak.
Të dy efektivët, akuzohen për grabitje me dhunë tek liqeni, ku mësohet se ndalonin të rinj me cigare hashashi dhe i vidhnin lekët.
Personi që shihni në foto është Serxhio Cani punonjësi i policisë i cili ndalonte të rinj me cigare hashashi dhe i vidhte lekët së bashku me nje efektiv tjetër. Njëri polic bashkiak dhe tjetri polic i patrullës së komisariatit nr.1 në Tiranë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vjedhje me dhunë. Ata që supozohet të jenë ruajtës të rendit, kanë tentuar “të pasurohen” në kurriz të qytetarëve.
Më pas i lidhnin me pranga që të dukej zyrtare.
Siç mësoi gazetarja Xhensila Kodra, efektivët kërkonin, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja.
Sakaq, për punonjësin e policisë kanë nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin e tij nga policia. Mësohet se ndaj tyre ka pasur 9 denoncime.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.”
Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.