Siç ka njoftuar shkolla fillore ku ajo punoi me vite, “Dardania”, ajo varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.
“Njoftim: Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni bëhet sot ne ora 14:00 në varrezat e qytetit ne Dragodan. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.
Arsimtares Sadije Miftari-Godeni, e cila dyshohet se u vra nga burri i saj me sëpatë, do t’i jepet sot lamtumira e fundit.
Vrasja e saj tronditi opinionin, derisa nxiti edhë njëherë thirrjet për raportimin e dhunës në familje.
Miftari-Godeni u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovë, ishte qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar, tashmë i arrestuar. Të njëjtit iu ka caktuar masa e paraburgimit derisa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.