“Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium ndërkombëtar”, ka shkruar ajo për citatin e shkëputur se “ambasadori amerikan ka informacione më shumë rreth situatës në Veri”.
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemenie Zeitung.
Ky reagim i Haradinaj-Stubllas ka ardhur pasi gazetari që ka intervistuar Kurtin, Michael Martens, ka nxjerrë disa pjesëza të deklarimeve të Kurtit para se ta publikojë intervistën e plotë.
Ajo ka thënë se nëse deklarata s’është nxjerrë nga konteksti atëherë është skandaloze që të thuhet një gjë e tillë në mediat ndërkombëtare.