Anëtari i Vetëvendosjes dhe analisti Sadri Ramabaja e ka uruar në mënyrë të pazakontë 28 nëntorit, ditën e flamurit.

Ai ka thënë se duhet “reflektim i thellë” për ta parë nëse është bërë Shqipëria ashtu siç e kanë dashur rilindasit tanë.

Por, në një pjesë tjetër ai konsideron se Hasan Prishtina, Ismail Qemali e Dom Nikollë Kaçorri do të ndiheshin “jo mirë, tek do të konstatonin se si klasa jonë politike ia ka lënë e po i lë hapësirë akteve të ngulfatjes së demokracisë nga neofashizmi edhe në mesin tonë…”

Nuk dihet se cilët parti politike ose cilët politikanë shqiptarë i konsideron si neo-fashistë z. Ramabaja në këtë adresim.