DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Të Gjitha

Gazetarët serbë që shkruajnë për Kosovën, marrin kërcënime me vdekje

by admin
November 29, 2022

“Gazetarët dhe kolumnistët tuaj janë në rrezik të vrasjes nga disa struktura të ekstremit të djathtë që veprojnë në hije. Kur breshëria e sulmeve të nisë befas të thyejë dritaret dhe të bjerë mbi kokat tuaja, ju do të vetëdijesoheni dhe do të kuptoni gjithçka”, thuhet në e-mailin anonim në adresë të gazetës serbe.

Gazeta kryesore në Serbi, “Danas”, është vënë nën mbrojtje të policisë, pasi është kërcënuar se do ta ketë fatin e njëjtë sikurse revista satirike francize “Charlie Hebdo”.

Redaksia e gazetës gati kryesore në Serbi është e zbraztë. Shumica e stafit punojnë nga shtëpia pas një e-maili kërcënues. Në të shkruhej se “Danas” do të përfundojë si “Charlie Hedbo”. 12 gazetarë të kësaj të fundit janë vrarë nga një sulm i ekstremistëve islamistë në vitin 2015.

Kryeredaktori i “Danasit” thotë për REL se kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin e luftës në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Janë disa etiketa klasike që na ngjiten: jemi patriotë të pamjaftueshëm, se jemi tradhtarë… Ne u ofrojmë mundësinë të gjithëve, ta thonë atë që mendojnë. Dhe njerëzit, thjesht nuk kanë njohuri të mjaftueshme mediatiken për të kuptuar se nëse publikon një intervistë me [kryeministrin e Kosovës] Albin Kurti nuk je tradhtar, por gazetar”, thotë kryeredaktori Dragolub Petroviq.

“Danas” është kritikuar edhe për mbulimin e luftës në Ukrainë.

“Më duket se janë zgjuar disa djathtistë dhe ‘patriotë të mëdhenj’ dhe disa rusofilë, Putinofilë do të thosha… Ka një valë zemërimi me artikujt tanë”, thotë Petroviq.

Së fundi, një anëtar i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar disa raporte.

“Këto ditë po bëhet një luftë e posaçme hibride dhe qëllimi është t’i bëhet presion Serbisë për të njofur shtetin e rremë të Kosovës dhe për t’i vënë sanksione Rusisë. Dhe, një nga manifestimet e kësaj lufte është fushata e përbashkët e mediave kroate dhe të ashtuquajturve serbe, por në fakt, mediave anti-serbe në Serbi”, ka thënë Nebojsha Bakarec, nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Në Serbi ka pasur protesta në mbështetje të Kremlinit, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Autoritetet serbe kanë refuzuar t’i bashkohen sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Policia tashmë është vendosur jashtë zyrave të “Danasit”, kurse hetimet e e-mailit kërcënues janë duke vazhduar.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

December 22, 2024December 22, 2024

Mërgimtarët thonë se po presin deri në 10 orë në Serbi

June 25, 2024

Arrestohet serbi në Zveçan, gënjeu se ishte doganier i Kosovës

May 22, 2024

Sadik Durakut “po i skadon” paraburgimi në Serbi, familjarët kërkojnë informacion

May 20, 2024

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet serbi

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Vrasja e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë, Dëshmitari: pas të shtënave i mituri kishte thënë “o kuku babë m’rroki”

Dëshmitari Valdrin Muja tha se në ditën kritike, pas të

Prokuroria konfirmon se hoxha rrahu të dashurën e tij: Viktima u pyet nëse do shkojë në strehimore

Hoxha nga Obliqi, Behar Mjekiqi dyshohet se a ka bërë

Babai nga Vitia ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 72-vjeçaren në Skenderaj

Gjatë ditës u raportua për identifikimin e 25-vjeçarit që dyshohet

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV