KEDS i zë në flagrancë edhe 164 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike, vetëm për një javë

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1,976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.

Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.