Ai u përplas me Arben Gashin e LDK-së dhe Abelard Tahirin e PDK-së, të cilët e kritikuan për gjendjen në veri dhe pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Gashi e pyeti Kurtin për ndryshimin e qasjes së partnerëve në dialog, pasi Kurti tha se në veri po shtrohen edhe rrugët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se deputetët po flasin “palidhje” në interpelancën e tij në Kuvend.
Sipas Gashit, Kurti e futi Kosovën “në një fazë të re të dialogut 10-vjeçar”.
Rrugët tha se janë “çështje me të cilën merret ministri i Transportit”.
“Është shumë vështirë të diskutojmë për strategji e platforma, me dikë që thotë se nuk na interesojnë rrugët që shtrohen në veri…. Për kë je tu punu?”, tha kryeministri në replikë.
“Unë po pajtohem me deputetin Hoxhaj i cili tha ‘na nevojitet një seancë e mbyllur’, kur ke deputetë që flasin kaq palidhje” vijoi Kurti, duke e targetuar këtu shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin.
Para se ta merrte fjalën, Kurti u pa se nuk po mund ta duronte shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, teksa fliste në foltoren e Kuvendit.