Sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në këtë shtet

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Një punonjës i ambasadës ka hapur zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në spitalin Nuestra Senora de America.

Lajmi është bërë i ditur nga policia spanjolle.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ku si pasojë e një shpërthimi me bombë ka mbetur i plagosur një punonjës.

Ende nuk dihet pse shërbimet e sigurisë së Ambasadës së Ukrainës, të cilat janë të pajisura me skanerë dhe aparate me rreze x, nuk e kanë zbuluar objektin, të fshehur në një zarf.

Leave a Reply

Your email address will not be published.