Vrasje makabre para Gjinekologjisë në Prishtinë, vritet gruaja shtatzënë-Policia jep dyshimet e para

Policia e Kosovës ka dhënë informacion rreth rastit tragjik që ndodhi sot brenda oborrit të QKUK-së.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Sipas saj bëhet fjalë për një grua 35 vjeçare dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.