Policia: Aktivistja që u arrestua në protestën e djeshme kundër vrasjes së grave, hodhi koktej molotovi në drejtim të Qeverisë

Dje në Prishtinë u protestua kundër vrasjes së grave, pas tragjedisë me 35-vjeçaren shtatzënë tek QKUK-ja.

E dje në pranga përfundoi një aktiviste.

Sipas policisë, e njëjta u arrestua pasi që dyshohet se ka hedhur koktej molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë.

Zjarri është shuar nga njësitë policore. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Prishtinë 01.12.2022 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka hedhur koktej molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë. Zjarri është shuar nga njësitë policore. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje2, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.