Të shtunën paradite janë trajtuar edhe temat në lidhje me kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
Çfarë thotë futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Remo Freuler? A i provokoi qëllimisht Xhaka serbët me fanellën e Jasharit pas përfundimit të lojës, ishte njëra nga pyetjet.
Futbollisti Freuler me përgjigje mahnitëse: “Nuk më intereson politika, unë jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth sportit”.
Kur u pyet sërish, ylli i mesfushës u përgjigj: “Jam këtu për të folur për kualifikimin në 1/8 e finales dhe asgjë tjetër”.
Kur u bë pyetja e tretë për temën e Xhakës, Freuler reagoi me nervozizëm: “Nëse bëni vetëm pyetje të tilla, ja ku është dera “.
Por ka edhe një pyetje. “Dua të flas vetëm për futbollin. Detyra ime është të luaj futboll.
Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi pyesni”, – përgjigjet Freuler dhe tregon përsëri njërën nga dyert, transmeton “20min”.