Lajm tronditës, 17 vjeçari, reprezentues i Kosovës vdes në fushën e lojës

Lajm tronditës për futbollin dhe Kosovën, vdes reprezentuesi i Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot në moshën 17 vjeçare ndahet nga jeta futbollisti.

Ai ka vdekur të shtunën në fushën e lojës pas një arresti kardiak.

“Thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi.

Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi.

Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike.

Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi.

Erioni ishte talent i jashtëzakonshëm, por sot u shua për të udhëtuar drejt parajsës, e për jetuar përgjithmonë i freskët në kujtimet e familjes, bashkëlojtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit.

Në këtë ditë të rëndë pikëllimi, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, dua t’ua përcjell ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe bashkëlojtarëve e miqve të Erionit.

Sot, i gjithë komuniteti i futbollit, e nderon dhe e kujton me lot në sy djaloshin shembullor dardan!

Lamtumirë Erion!

I përjetshëm kujtimi për Ty!

Me pikëllim të thellë”, ka shpreh ngushëllime Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.