Pas (3:2) fitores spektakolare ndaj Serbisë, sjellja e Granit Xhakës jep të paktën po aq për të folur sa edhe kualifikimi në të tetën e finales.
“Kur vuloset fitorja dhe hyrja në fazën eliminatore, kombëtarja feston. Në mes është edhe Xhaka, kapiteni dhe lideri, i cili tregon një lojë të fortë. Ai siguroi që Zvicra të rifitojë stabilitetin e saj të zakonshëm pas një pjese të parë konfuze.
Në fund, Xhaka la veten të festohej nga tifozët zviceranë, duke veshur fanellën me numrin 26 të bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari.
Menjëherë pas kësaj, interpretimet e para shfaqen në internet. Veprimi i Xhakës interpretohet si aludim për heroin popullor të Kosovës Adem Jashari dhe si provokim politik. Jashari ishte bashkëthemelues i organizatësushtarake UÇK dhe një nga protagonistët në luftën e Kosovës për pavarësi nga Serbia. Aeroporti i Prishtinës mban emrin e Adem Jasharit.
Familja e Xhakës ka një histori. Babai i tij, Ragipi, u arrestua gjatë një demonstrate në atë që ishte Jugosllavia e atëhershme në vitet e 80-ta. Arsyeja: rebelim kundër atij shtetit.
Ai burgoset dhe torturohet çdo ditë për gjashtë muaj. Kur u lirua, ai u arratis në Zvicër, ku Graniti lindi në vitin 1992.
A do ta arrijë historia dhe ngjarjet e vitit 2018 me kapitenin e Kombëtares në Katar? Brohoritjet e shqiponjës dykrenare nga ai dhe Shaqiri si pasojë e provokimeve serbe çuan në një aferë shtetërore në Rusi pas duelit kundër Serbisë. A ka sërish telashe?
I pyetur për veprimin e tij, Xhaka thotë: “Nuk ka fare mendim politik pas tij. Ardoni është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse aq larg sa ai. Dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I kam premtuar se nëse shënoj gol ose fitojmë, do t’ia vesh fanellën”, transmeton mes të tjera mediumi i njohur zviceran “Blick”.
Ska fare nevojë për provokim ndaj Sërbisë! Serbet jetojnë gjithmonë të provokuar sikurse rusët sepse janë të padrejtë dhe nuk dinë se qfar janë vlerat njerzore!