Media kroate: Gazeta e njohur botërore kritikon ashpër serbët

“Serbia mund të marrë një gjobë të madhe për shkak të thirrjeve skandaloze, pritet reagimi i FIFA-s”, shkruan media kroate “Veçernji List”.

Reagimet për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës (2:3) ende nuk po ndalen dhe serbët mund të përballen me një befasi të re e të pakëndshme për dënimin e mundshëm të trajnerit Dragan Stojkoviq për fyerjet e turpshme ndaj kosovarëve zviceranë, shkruan më tej.

“Përkatësisht, gazeta e respektuar britanike “The Guardian” ka raportuar për ‘klithmat fashiste të tifozëve serbë’.

Ames shkruan se si në tribuna dëgjoheshin thirrjet ‘Vrite Shiptarin’ dhe ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

Tensionet ishin shumë të larta, më së shumti për shkak të takimit të fundit mes Serbisë dhe Zvicrës kur luajnë dy shqiptarë të Kosovës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, shkruan mediumi kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.