Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, në konferencë me gazetarë, ka folur edhe për rastin e Granit Xhakës, që pati përplasje me disa futbollistë serbë.
Yakin flet për sjelljen e Xhakës ndaj Serbisë.
“Unë jam një trajner që shikon përpara.
Ajo që ndodhi nuk ka më nevojë të diskutohet. Ishte një lojë e veçantë. Jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme.
Ndeshja kundër Serbisë ishte shumë emocionuese.
Nuk është se po stërvitem as për gjuajtjet e penalltive. Unë në fakt kam ndërmend të vendos lojën paraprakisht. Ne do të kemi mundësinë ta bëjmë këtë”, ka thënë Yakin.