Vdes në moshë të re reperi kosovar, Arlind Gjikolli – Gjikla

Ka vdekur në moshë të re reperi i njohur kosovar, Arlind Gjikolli – Gjikla.

Ish-anëtari i bendit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe profesionin e menaxherit në njërin prej portaleve kosovare.

Lajmin e kobshëm e konfiruan të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Ai ndërroi jetë nga një sëmundje e shkurtër, me të cilën u përballë kohëve të fundit.

Shoqëria dhe fanatikët e muzikës së tij vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime për familjen e të ndjerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.